Kek me mollë dhe jogurt

Kek me mollë dhe jogurt

Ashtu si edhe gjërat e tjera klasike, edhe ushqimi klasik gjithmonë na shijon më shumë. Provojeni këtë recetë të shkëlqyeshme për një ëmbëlsirë të shpejtë që do të jetë e gatshme sa hap e mbyll sytë.

Përbërësit:

2 vezë

1 gotë jogurt

½ gotë vaj

2 gota miell

4 molla

1 pluhur pjekurinash

100 gr sheqer.

Udhëzimet:

Vezët rrahini me sheqer. Shtoni gradualisht vajin e jogurtin.

Në fund shtoni edhe miellin dhe pluhurin për pjekurina.

Brumin e përfituar zbrazeni në tavën e lyer me yndyrë dhe sipër tij shtoni mollat e grira në rende.

Piqeni për 25 minuta në furrën e parangrohur në 175 gradë. 10 minuta para përfundimit të pjekjes, kekut hidhjani sipër sheqerin dhe kthejeni sërish në furrë.