Thënie inspiruese të cilat ju ndihmojnë të besoni në vetvete

Thënie inspiruese të cilat ju ndihmojnë të besoni në vetvete

Nëse duhet ta definojmë vetëbesimin në pak fjalë, atëherë mund t’i referohemi si aftësia për t’i besuar vetes për ta arritur një qëllim. Vetëbesimi do të thotë të ndiheni mirë për veten pavarësisht rrethanave që janë.

Ndonëse disa njerëz kanë vetëbesim nga vetë natyra, shumica e njerëzve ëndërrojnë të vjen dita kur do të kenë vetëbesim. Sidoqoftë, puna e vetëbesimit është paksa interesante.

Mungesa e vetëbesimit ndikon në mirëqenien tonë mendore dhe emocionale – mund të na shndërrojë në pesimistë, do të kemi probleme të ballafaqohemi me dështimet, do të përjetojmë ankth social dhe automatikisht do të jemi më të stresuar.

Në anën tjetër, ekziston edhe një linjë mes vetëbesimit dhe arrogancës, pasi shumica e njerëzve i ngatërrojnë këto dyja. Arroganca është vetëbesim i rrejshëm dhe zakonisht është destruktiv. Nuk ka asgjë të gabuar t’i besoni aftësive tuaja; është një nga përbërësit të suksesit. Problemi është ta krijoni përshtypjen se keni vetëbesim – kjo vetëm shpie në reagime negative.

Vetëbesimi mund të zhvillohet dhe ka disa thënie të mira të cilat mund t’ju mësojnë brenda çasteve diçka që tjerët e kanë mësuar gjatë tërë jetës së tyre.

– “Çfarë do të mund të arrinim po ta dinim se nuk mund të dështojmë?” — Eleanor Roosevelt

– “Gjithmonë bëhuni vetvetja dhe keni besim në vete. Mos dilni jashtë dhe të kërkoni një personalitet të suksesshëm dhe të përpiqeni ta kopjoni atë” — Bruce Lee

– “Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtrat tonë që na lejon të vazhdojmë të kërkojmë për aventura të reja” — Oprah Winfrey

– “Nëse e dëgjoni një zë brenda jush që ju thotë ‘nuk mund të pikturoni’, atëherë gjithsesi pikturoni, dhe ai zë do të heshtë” — Vincent Van Gogh

– “Fillimisht dashurojeni vetveten dhe pastaj çdo gjë bie në vend të vet. Ju vërtet duhet ta doni vetveten për të kryer ndonjë gjë në këtë botë” — Lucille Ball

– “Vetëm besoni në vetvete. Edhe nëse nuk besoni, aktroni sikurse e bëni dhe, pas një kohe, do ta fitoni vetëbesimin.” — Venus Williams

– “Vetëbesimi nuk vjen nga ajo se gjithmonë keni të drejt, por nga mosfrika se do të gaboni” — Peter T. Mcintyre

– “Dyshimi vret më shumë ëndrra sesa që dështimi do t’i vret ndonjëherë” — Suzy Kassem

– “Në momentin që i besoni vetes, ju do të dini si të jetoni” — Johann Wolfgang von Goethe

– “Gjëja më e bukur që mund ta vishni është vetëbesimi” — Blake Lively.