Vaksina kundër diabetit u testua me sukses

Vaksina kundër diabetit u testua me sukses

Diagnoza e njerëzve me diabet në të gjithë botën rritet çdo ditë e më shumë, ndaj autoritetet shëndetësore janë shumë të shqetësuara për këto shifra alarmante.

Zgjidhja më e mirë për të evituar që individë të tjerë të bëhen diabetikë, është parandalimi. Gjithsesi, përveç faktorit gjenetik dhe predispozimit, informacionet mbi masat që dhen marrë dhe testet paraprake nuk janë ende të mjaftueshme për të ndaluar popullsinë të ketë rritje të rriskut.

Ëndrra për të patur një vaksinë në gjendje të ofrojë siguri dhe të jetë efikase në parandalimin e diabetit, u realizua.

Komuniteti mjekësor po feston tanimë suksesin. Pas shumë vitesh kërkime, FDA-ja (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve), ka autorizuar që testet të aplikohen mbi njerëzit, ndaj 150 njerëz në moshë të rritur, të konsideruar në stad të avancuar të diabetit, u ofruan vullnetarë për të testuar vaksinën.

Ky lajm u bë i ditur falë një interviste që doktoresha Denise Faustman, përgjegjëse e ekipit eksperimentues, dha për agjensinë e lajmeve Reuters.

Suksesi i vaksinës u festua nga shkencëtarët, por për momentin do observohen më shumë vullnetarë, para se vaksina të hidhet në treg në të gjithë botën, në mënyrë që të gjithë njerëzit me diabet të munden më në fund të çlirohen nga sëmundja.

Skuadra e shkencëtarëve ka thënë që për të testuar vaksinën e re, vullnetarët duhet të kalojnë dy procese. Atyre u është dashur të marrin dy doza vaksine në një interval kohe prej 4 javësh.

Me monitorimin e bërë të çdo personi, për të njohur përgjigjen e saktë, u pa se qelizat përgjegjëse, nuk kishin më diabet.

Suksesi i kësaj vaksine është një rezultat për ekipin mjekësor, por do duhet ende kohë për daljen e tij në treg.

Deri më tani, të gjithë njerëzit që kanë diabet, do duhet të ndjekin rekomandimet mjekësore dhe të mos e lënë pas dore trajtimin.

Kjo është një sëmundje e heshtur që mund të shkaktojë dëme të shumta në trup.

Për mjekët kjo është një fitore dhe diabeti po godet si të moshuarit edhe fëmijët, por tani mund ta luftojnë me një ‘goditje’ të vetme që do i bëjë shumë mirë shëndetit tonë dhe prindërve tanë.