Troftë në salcë domatesh

Troftë në salcë domatesh

Një recetë e ngjashme me atë të përgatitjes së troftës në salcë limoni e hudhre, vetëm se kjo bëhet me salcë domatesh.

Përbërësit:

4 file trofte

2 lugë gjelle vaj ulliri

borzilok

rigon

rozmarinë e freskët

magdanoz

1 qepë

1 thelpinj hudhre

1 konzervë domate

100 ml verë e zezë

ullinj të zinj

tomatina

4-5 domate të thara

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Filetë e troftës kriposini e piperosini. Shtojuni edhe mëlmesat.

Në një tigan të thellë fërgojeni për një kohë të shkurtë qepën e grirë në thela të holla dhe hudhrën.

Shtoni domatet e konzervuara dhe verën e zezë.

Hidhini kripë e piper sipas nevojës.

Masën ziejeni për 10 minuta. Ndërkohë ngroheni furrën.

Salcën e përgatitur shtrojeni në enën adekuate. Sipër saj shtroni filetë e troftës, tomatinat e prera dhe domatet e thara bashkë me ullinjtë e prerë.

Tavën piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 15-20 minuta.

Peshkun e gatuar kështu shërbejeni sipas dëshirës, por shkon jashtëzakonisht shumë edhe me makarona.