Recetë për tortë me katër përbërës

Recetë për tortë me katër përbërës

Këtë ëmbëlsirë pa pjekje, do ta shijojë e gjithë familja.

Përbërësit:

250 gr biskota të bluara

100 gr gjalpë

400 gr krem çokollate

500 gr krem djath.

Udhëzimet:

Gjalpën bëjeni bashkë me një lugë gjelle krem dhe shkrijeni në avull.

Në këtë përzierje, vendosini biskotat e bluara. Përziejeni mirë e më pas lëreni në frigorifer që të forcohet.

Pjesën e mbetur të kremi bëjeni bashkë me krem djathin dhe miksojeni me mikser.

Masën e fituar gjithashtu vendoseni në frigorifer.

Pastaj masën me biskota shtrojeni në enën adekuate. Sipër bazës me biskota shtroni bazën me krem.

Para servimit, torten lëreni të pushojë në frigorifer.