Promovohet libri: “Një krismë pushke për liri”

Promovohet libri: “Një krismë pushke për liri”

Sot ne Institutin Albanologjik u bë promovimi i librit “NJË KRISMË PUSHKE PËR LIRI” me poezi të 99 Autorëve nga të gjitha trevat shqiptare e përgaditur nga autori Milazim Kadriu, ky libër me këto poezi i dedikohet Dëshmorit te Kombit prof. Selim Berisha i cili ra ne altarin e lirisë me 20.03.1999.

Patrioti  dhe veprimtari i qështjes kombëtare Selim Berisha kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,i cili ishte nga fshati Drenoc i Komunës së Prishtinës. Ai ra  dëshmorë më 20 mars të vitit 1999 në parballje më forcat sebe duke luftuar i vetëm në shtëpinë e tij në fshatin e tij të lindjes. Pasi kishte larguar familjen e tij ai ishte ngujuar në shtëpinë e tij duke luftuar  me forcat paramilitare Serbe deri në rënien e tij heroike .


Dëshmori Selim Berisha ishte edhe profesor e poet,ai kishte marrë pjesë në të  gjitha demostratat që nga viti 1968, ishte njohur edhe me Hamëz Jasharin qysh në rininë e tij ku kishte marrë pjesë nëpër shumë grupe dhe ansamble folklorike.