Prizren, me rastin e Ditës së Gruas hapet ekspozita artizanale

Prizren, me rastin e Ditës së Gruas hapet ekspozita artizanale

Me ndihmën e këtij projekti, tha Kervan, synojnë të eliminojnë mungesën e artit pamor dhe të pikturimit tek gratë në Prizren.

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në qytetin Prizren është hapur ekspozita e titulluar "Takimi i ngjyrës së vajit dhe artit të qëndisjes me fjongo", punime të cilat studentët e kursit artizanal të Shoqatës së grave "Orkide" kanë realizuar gjatë gjithë vitit.

Në aktivitetin e mbajtur në Institutin Yunus Emre në Prizren, krahas zv/kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe deputetes së Partisë Demokratike Turke, Müferrah Şinik dhe kryekonsulles turke në Prizren, Eylem Altunya, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.

Në një fjalim para të pranishmëve, deputetja Şinik tha se "në këto punime shihet lumturia, trishtimi, durimi dhe çdo gjë që i përshtatet një zonje".

Kryetarja e shoqatës "Orkide", Sevgi Kervan, tha se me punimet e tyre duan të nxjerrin në pah forcën e gruas.

"Mendojmë se një grua e shëndetshme, shumë-dimensionale, e cila mund të qëndrojë mbi këmbët e saja, do të ketë vlerat e duhura vetëm me punën, vullnetin dhe forcën e saj", u shpreh Kervan.

Me ndihmën e këtij projekti, tha Kervan, synojnë të eliminojnë mungesën e artit pamor dhe të pikturimit tek gratë në Prizren.

"Me ndihmën e kursit të artizanatit, ne synojmë që me një kosto të ulët të nxjerrim në pah aftësitë e grave, duke kontribuar që kjo të siguroj për dikë fushë punësimi", tha Kervan.

Pas fjalimeve për kursantët janë shpërndarë certifikata./aa/