Tortë për 20 minuta

Tortë për 20 minuta

Një zgjidhje e përsosur për mysafirët e paparalajmëruar.

Përbërësit:

2 vezë

50 gr kakao

150 gr miell

kripë

1 lugë e vogël pluhur pjekurinash

70 gr sheqer

6 lugë të mesme vaj kokosi

50 ml qumësht

½ lugë ekstrakt vanilje.

Udhëzimet:

Përbërësit e thatë bëjini bashkë. Më pas shtoni edhe përbërësit e lëngshëm dhe përziejini mirë të gjitha.

Masën zbrazeni në një kallëp të vogël tortesh dhe piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 20 minuta.

Për ta dekoruar, mund të përdorni glazurë çokollate.