Shakshuka me spinaq

Shakshuka me spinaq

Në rast se nuk keni ide se çfarë do të bëni për mëngjes dhe u janë mërzitur sanduiçët e drithërat, atëherë me këtë kombinim të shkëlqyeshëm do t’i befasoni familjarët tuaj.

Përbërësit:

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 qepë

450 gr spinaq

½ lugë e vogël kripë

½ lugë e vogël piper

4 vezë.

Udhëzimet:

Vajin e ullirit ngroheni në tigan. Shtoni qepën e grirë imët, kaurdiseni për pesë minuta dhe përziejeni.

Shtoni spinaqin e larë e të grirë, kriposeni e piperoseni. Prisni derisa të ziejë.

Pastaj krijoni katër gropëza në spinaq dhe në secilën thyeni nga një vezë.

Vazhdojeni pjekjen edhe për 3-4 minuta.

Kriposeni e piperoseni sipas dëshirës.

Shërbejeni të ngrohtë.