Gjumi i tepërt rrezik për sulm në tru

Gjumi i tepërt rrezik për sulm në tru

Njerëzit që flenë më shumë se nëntë orë vuajnë një rrezik 70 për qind më të lartë të goditjes, sipas shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Alabama.

Rezultatet e publikuara në revistën shkencore Neurologji u mblodhën nga rreth 17,000 të anketuar të moshës prej 64 vjetësh. Para fillimit të periudhës gjashtë vjeçare të vëzhgimit, asnjëri nga pjesëmarrësit në hulumtim nuk pati sulm në tru.

Shkencëtarët theksojnë se faktorët që lidhen me sulmet në tru, të tilla si pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, janë marrë parasysh gjatë llogaritjes së rrezikut.