Shqipëri, 17 mijë gra kryen mamografinë gjatë vitit 2018

Shqipëri, 17 mijë gra kryen mamografinë gjatë vitit 2018

Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri rreth 17 mijë gra kanë kryer mamografinë.

Shifrat janë bërë publike nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka theksuar se si asnjëherë më parë, programet parandaluese për të mbrojtur shëndetin e gruas janë në fokus të politikave shëndetësore.

“Rreth 17 mijë gra kanë kryer mamografinë vetëm në vitin 2018, çka tregon për një rritje të ndërgjegjësimit, por edhe për zgjerimin e mundësisë për të kryer mamografinë në spitalet rajonale, ku janë instaluar 5 mamografë të rinj. Kemi siguruar mbulimin e plotë në territor, edhe me dy mamografët e lëvizshëm që ofrojnë shërbim gjatë gjithë vitit, duke i ofruar mundësinë rreth 6 mijë grave në vit të kryejnë kontrollin e gjirit afër vendbanimit”, bën të ditur ministrja.

Sipas saj, ka shumë rëndësi ndërgjegjësimi i çdo gruaje për parandalimin e sëmundjes.

“Gjeni kohë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj”, bën apel Manastirliu./ATSH/