Së shpejti kuleta elektronike që do të jetë si aplikacion në telefon

Së shpejti kuleta elektronike që do të jetë si aplikacion në telefon

Kur dilni nga shtëpia ju merrni, qelësat, telefonin dhe kuletën. Po ta harroni këtë të fundit, a do të ishte shumë keq?

Në një të ardhme të afërt,  nuk do të jetë problem që të harroni kuletën.

Kjo pasi që të gjitha gjërat që i mbani në kuletë do t’i keni në telefon.

Telefoni dita e ditës po ofron më shumë shërbime për  pagesa, duke zvogëluar përdorimin e kuletës.

Në të ardhmen pritet që edhe mjete identifikuese të vendosen në telefon.

Studentët e universitetit të Dukës, Alabamas, Oklahomas dhe Santa Claras së shpejti do të fillojnë përdorimin e një kulete elektronike që do të jetë si aplikacion në telefonat e tyre.