Dua Lipa fiton edhe dy çmime në “Global Awards 2019”

Dua Lipa fiton edhe dy çmime në “Global Awards 2019”

Dua Lipa, ka fituar edhe dy çmime të reja në eventin e madh "Global Awards".

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa mbrëmë ka fituar dy çmime në ngjarjen e madhe “Global Awards”.

Madje, ajo ka vënë në pikëpyetje se përse bota ka marrë kaq shumë kohë që t’i kushtojë vëmendje artisteve femra, të cilat po korrin suksese të mëdha.

Bukuroshja jonë, ka gëzuar sukses në “Brit Awards 2019” dhe tani ka fituar edhe dy çmime të tjera si ‘Artistja më e mirë femër’ dhe ‘Artistja më e mirë britanike’.

 

“Faleminderit “Global Awards” për këtë natë të bukur. U ndjeva shumë me fat që u zgjodha “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë britanike” natën e kaluar dhe të prezantoj mikun tim Mark Kronson me çmimin e tij special. Faleminderit të gjithë radio-stacioneve për përkrahjen e pafund”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Theksojmë se, Ceremonia e ‘Çmimeve Globale 2019’ u mbajt të enjten më 7 mars 2019 në Eventim Apollo të Londrës.