QKUK jep detaje për shëndetin e të aksidentuarve në Gjilan

QKUK jep detaje për shëndetin e të aksidentuarve në Gjilan

Një nga tre të aksidentuarit e sjellë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas rastit të përplasjes tragjike të kamionit me vetura në Gjilan, është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ndërsa ka thënë se dy të tjerët e sjellë në këtë qendër shëndetësore, janë jashtë rrezikut për jetë.

”Tre personat e transferuar nga Spitali i Gjilanit fillimisht kanë marrë tretmanin në Klinikën Emergjente”.

”Një është transferuar në kirurgji torkale jashtë rrezikut për jetë. Një në neurokirurgji po ashtu jashtë rrezikut për jetë”.

”Një pas operacionit disa orësh nga neurokirurgët është transferuar një mjekim intensiv qendror, gjendja është e rëndë, stafi mjekësor po ofron kujdes maksimal”, është shprehur Fazliu.