Rizoto me perime stinore

Rizoto me perime stinore

Shtoni shije orizit me perimet e stinës, që sapo kemi nisur t’i shijojmë.

Përbërësit:

200 gr oriz

30 gr gjalpë

1 qepë e njomë

1 spec i kuq

1 karrotë

kungulleshka

kurkuma

kripë dhe piper i zi.

Udhëzimet:

Gjalpën skuqeni në një tigan dhe më pas shtoni qepën e njomë, specin, karrotën e kungulleshkën.

Pasi të jenë skuqur mirë shtoni orizin dhe 4 gota ujë. Shtoni kurkumën e tretur më parë në një filxhan me pak ujë.

Orizin ziejeni për 15-20 minuta. Në fund e servirni duke e shoqëruar me djathë kaçkavall të grirë.