Pije kremoze me kanellë

Pije kremoze me kanellë

Me përgatitjen e kësaj pijeje, do të fitoni dy gjëra njëherësh: një pije të shijshme dhe një desert. Provojeni.

Përbërësit:

1 banane të ngrira

1 filxhan qumësht bajamesh

½ lugë e vogël kanellë

¼ lugë e vogël ekstrakt vanilje

½ lugë e vogël mjaltë.

Udhëzimet:

Të gjithë përbërësit vendosini në blender.

Bluajini derisa të fitoni një masë kremoze, ndërsa nëse ka nevojë shtoni edhe pak qumësht bajamesh.

Pijen e përgatitur zbrazeni në gotat përkatëse dhe shërbejeni.