Dua Lipa rrëmben dy çmime në “Global Awards”

Dua Lipa rrëmben dy çmime në “Global Awards”

Dua Lipa vazhdon të rrëmbejë çmime në Britaninë e Madhe.

Këngëtarja me origjinë kosovare është vlerësuar me dy çmime në “Global Awards”.

Ajo u shpërblye me çmimin e “Femrës më të dëgjuar të vitit” dhe “Artistes më të suksesshme britanike”.

Ajo pati edhe një fjalim për të cilin u duartrokit, kur pyeti se pse iu desh kaq shumë botës t’i dëgjonte femrat artiste të cilat “po bërtasin vërtet shumë” për sukses.

“Global Awards” është një ceremoni që shpërblen këngët dhe artistët më të dëgjuar në radiot britanike.