“Horror” në Bruksel, Frankenstein “ngjitet” në skenë

“Horror” në Bruksel, Frankenstein “ngjitet” në skenë

“Horror” në Operën e Brukselit. Duke e çuar historinë e Frankestein nga libri në skenë, kompozitori Mark Grey përgatitet të përhapë frikën për audiencën belge. Opera, e cila do të ketë premierën në 10 mars, do të përpiqet të shkëputet disi nga imazhi horror që historia ka pasur qe prej shndërrimit në një film nga Hollywood në vitin 1931.

 “Mendoj se filmi i Boris Karloff, krijoi një imazh shumë të fortë të krijesës, për kulturën dhe stereotipin tonë. Ne u përpoqëm të fokusoheshim më shumë tek psikologjia e veprës, të kuptonim përse krijesa diskriminohet dhe në fund vret”, thotë kompozitori Mark Grey.

Duke i dhënë një frymë moderniteti personazhit Viktorian të Elizabet, e fejuara e shkencëtarit Viktor Frankenstein, sopranoja gjermane Eleonore Marguerre nxjerr në pah dhembshurinë femërore ndaj izolimit të përbindëshit të krijuar nga i shoqi.

Marguerre tha se eksplorimi i psikologjisë femërore e bën operën një shfaqje që ja vlen të ndiqet për ditën ndërkombëtare të gruas. “Elizabet, si grua, është e vetmja qe përpiqet të afrohet me krijesën. Ajo nuk bërtet por përpiqet ta kuptojë atë”, thotë Marguerre. Opera do të shfaqet 8 herë në Bruksel gjatë muajit mars./a2news/