Ditari i oficerit nazist tregon për 11 thesare të fshehura në Poloni

Ditari i oficerit nazist tregon për 11 thesare të fshehura në Poloni

Në një ditar nazist të luftës, tregohet për qindra ngarkesa me ari, vepra arti dhe gjësende të vlefshme, që janë fshehur në hapësira të ndryshme të Polonisë.

Sipas shënimeve të Egon Ollenhauer, pretendohet se Adolf Hitleri ka urdhëruar fshehjen e 260 makinave të ngarkuara në 11 lokacione të ndryshme në tokën polake, për t’i mbajtur të sigurta në Ushtria e Kuqe Sovjetike, që vazhdonte të avanconte.

Ollenhauer ishte figurë kyçe e operimit, që kishte lidhje me oficerë tjerë të SS-it dhe aristokratët e shumtë që donin ta mbronin pasurinë prej sovjetikëve.

 

Ky ditar që për disa dekada, është mbajtur nga një ‘shoqatë masonike’ e vjetër më se 1,100 vjet në Quedliburger të Gjermanisë, tregon se janë 11 thesare sekrete.

Vetëm njëra prej tyre, përmban 28 tonelata ari të bankës Reichsbank që ndodhej në Breslau, qytet që tani njihet si Wrocklaw. Te lokacionet tjera, ka monedha ari, medalje, stoli, si dhe gjëra me vlerë, që banorët iu kanë dhënë nazistëve për t’i ruajtur.

Gjithnjë sipas ditarit, në një lokacion tjetër ka vepra arti, të realizuara nga Botticelli, Rubens Cezanne, Carravavio, Monet, Durer, Raffael dhe Rembrandt. Derisa në ngarkesat tjera, thuhet se ka objekte të vlefshme religjioze, të cilat nazistët i grumbullonin për të plotësuar agjendën e tyre raciste.

Roman Furmaniak është drejtori i shoqatës Schlesische Brucke Fondation, që tani është në pronësi të ditarit, ka thënë se pas shumë përpjekjeve, para dhjetë vitesh ‘shoqata masonike’, ka vendosur t’ju dhuroi ditarin.

“Kemi filluar të japim informata tani, pasi të gjithë të përfshirët në ngjarjet që përshkruhen në ditar, më nuk janë të gjallë. Kjo ka qenë dëshira e pronarëve të mëparshëm” ka thënë Furmaniak.

Kur ishte dorëzuar ditari, u kërkuar që të mbahet mbyllur, derisa të gjithë personat e përfshirë në ngjarjet e përshkruara, veçanërisht oficerët, të jenë ndarë nga jeta dhe të mos përfitojnë nga këto pasuri, në asnjë mënyrë.

Autenciteti i ditarit është vërtetuar nga pesë grupe të ndryshme ekspertësh, përfshirë Departamentin e Historisë së Artit në Gjermani dhe Universiteti Gottingen.

Të dhënat nga ky ditar, do të bëhen të ditura tani që është shënuar 100 vjetori i pavarësisë së Polonisë dhe 1,100 vjetori i shoqatës që e kishte në pronësi për një kohë të gjatë.