VIDEO-Ylli i Kosovës në intervistë për UEFA: Për Kosovën jap gjithçka

VIDEO-Ylli i Kosovës në intervistë për UEFA: Për Kosovën jap gjithçka

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka dhënë një intervistë për UEFA-n, ku ka folur për ecurinë e Kosovës në Ligën e Kombeve, për pritjet që ka për kualifikimet Euro 2020, për mentalitetin e popullit në Kosovë, për dashurinë e madhe që kanë njerëzit për futbollin dhe për shumëçka tjetër.

“Nëse mund të them, momenti më i mahnitshëm që kam pasur në një stadium futbolli ka qenë duke luajtur për ekipin kombëtar. Është vërtetë e mahnitshme”, ka deklaruar ndër të tjerash.

Ylli i Kosovës që luan aktualisht te Zurich është shumë pak prezent në mediat vendore, derisa preferon që performancën e tij ta shfaq në fushën e lojës dhe jo në media.