Podujevë, varroset i moshuari që u godit nga vetura,familja fal gjakun

Podujevë, varroset i moshuari që u godit nga vetura,familja fal gjakun

Një aksident i rëndë që ndodhi në mes dy veturave ditën e djeshëm në Shtedim të Podujevës, ia mori jetën e 73 vjeçarit Januz Zekes.

Veturat që u aksidentuan po vozisin me shpejtësi të madhe. Të dy ngasësit e tyre  janë arrestuar nga policia. 

E, sot  u bë varrimi i të ndjerit, Januz Zekes.

Madje në ceremoninë e varrimit familja Zeka ia fali gjakun familjes së personit që e aksidentoi për vdekje të moshuarin.

Ndryshe, policia ka njoftuar se vetëm këtë vit janë gjithsej 17 persona që kanë humbur jetën në komunikacion.

Policia po bën apel vazhdimisht për kujdes në komunikacion.