Veturat që u ndërtuan për t’i bërë ballë “fundit të botës”

Veturat që u ndërtuan për t’i bërë ballë “fundit të botës”

Fabrika e makinave, Rally, ka përgatitur për dekada me radhë makina, të cilat në tregun e këtyre të fundit, konsiderohen si të "çelikta".

I tillë është edhe modeli 911 nga radhët e kësaj kompanie prodhuese të veturave. Sipas Motoexotica, vetura është e veshur me çelik, ngjersa posedon edhe 4 goma të përgatitura për gara.

Në vend të dritave standarde, makina posedon drita të mjegullës, drita në pjesën e sipërme të çatisë, si dhe drita me kapak për të ndriçuar çdo gjë që dëshironi.

Gjithashtu, makina posedon edhe një motor 2.3 litërsh, ndërsa ndërrimi i shpejtësive bëhet përmes një transmisioni manual.

Çmimi aktual i kësaj makine kap shumën prej 38.000 dollarësh, e që nëse konvertohet në euro i bie 33.800 euro.