Komuna e Prishtinës fillon me mbjelljen e luleve

Komuna e Prishtinës fillon me mbjelljen e luleve

Drejtoria e Parqeve në Komunën e Prishtinës ka filluar me mbjelljen e luleve dhe fidanëve, ku vetëm gjatë javës që shkoi ka mbjellë mbi 400 fidanë. Drejtoresha e Parqeve në këtë komunë, Fatime Hajdari, tha se deri në fund të pranverës komuna do të mbëltojë një(1) milion lule në të gjitha parqet dhe hapësirat e gjelbra në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës ka përgatitur planin e gjelbërimit të qytetit, ku ka planifikuar që gjatë pranverës në kryeqytet të mbëltohen një(1) milion lule dhe mbi pesëmijë fidanë.

Drejtoresha e Parqeve në këtë komunë, Fatime Hajdari, tha për Radio Kosovën se mbjelljet e fidanëve të cilat kanë tepruar nga vjeshta vetëm se kanë filluar, ku gjatë javës që shkoi janë mbëltuar rreth 400 të tilla.

“Do të ketë edhe zona të tjera të cilat janë prioritet e që janë kryesisht oborre të shkollave fillore e të mesme. Janë oborre të çerdheve e qendrave të mjekësisë familjare. Gjithashtu rrugët në të cilat është paraparë që të ketë mbjellje, prapë janë edhe rrugët në të cilat ka pasur rritje më të madhe urbane, siç është kjo pjesa e rrugës B. Do të ketë edhe mbjellje edhe në hapësirat e Fakultetit Teknik, Dardani e Ulpianë”, tha Hajdari.

Ndërsa sa i përket luleve, Hajdari tha se do të mbëltohen një(1) milion të tilla deri në fund të pranverës. “Jemi përkujdesur që ato të jenë të llojllojshme”,  thotë Hajdari.

 “Gjatë periudhës së pranverës është paraparë që komunës t’i shtohen një (1) milion lule. Ka lloje të ndryshme, kemi filluar me Begonia, ka Apetunia, janë këto lulet sezonale, shumëngjyrëshe, ka edhe lulezjarri. Janë këto lulet, kryesisht që kanë qenë pjesë e dekorit të qytetit”, tha Hajdari.

Hajdari tha se i gjithë dekorimi dhe gjelbërimi i qytetit po bëhet në bashkëpunim me ndërmarrjen “Hortikultura” në kryeqytet. 

Autor: Drita Vitia