Lekaj nënshkruan kontratë për punimet në rrugën Dollc-Gjakovë

Lekaj nënshkruan kontratë për punimet në rrugën Dollc-Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka dhënë një lajm të mirë për Dukagjinin. Lekaj ka nënshkruar sot kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc-Gjakovë.

Lekaj tha se komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone, transmeton Indeksonline.

Lekaj ka njoftuar gjithashtu dhe për projektet e reja lokale në rajonin e Gjakovës, e që do të investohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi Gjakovë!

Javën po e fillojmë me një lajm të mirë, jo vetëm për ju, por për tërë Dukagjinin. Sapo nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë. Komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë vit fillojnë këto projekte:

Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan

Ndërtimi i rrugës Cermjan – Meqe

Ndërtimi i rrugës në Cufadol

Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec

Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden

Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan

Rehabilitimi i rrugës Muharrem Domi

Ndërtimi i rrugës së Radoniqit

Ndërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe Lugbunar

Ndërtimi i rrugës në Ramamat

Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë

Asfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës

Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.

Shihemi në fillimin e punimeve, Gjakovë!