Gruaja e sulmuar nga jaguari i kërkon falje kopshtit zoologjik

Gruaja e sulmuar nga jaguari i kërkon falje kopshtit zoologjik

Një grua që u sulmua nga një jaguar në një kopsht zoologjik të Arizonës, kërkoi falje për incidentin.

Ajo pas sulmit u kthye në kopshtin zoologjik në Litchfield Park dhe tha se ndihet keq për publicitetin jo të mirë që kopshti ka marrë lidhur me incidentin.

Ajo kishte pranuar se ishte fajtore për incidentin e shkaktuar.

Sipas dëshmitarëve, gruaja e lënduar kaloi rrethojat për të bërë një foto me jaguarin.

Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje, tha Shawn Gilleland i Departamentit të Zjarrit Metro. Gruaja u plagos dhe kërkoi kujdes mjekësor, sipas departamentit të zjarrfikësve.

“Vizitori pësoi lëndime jo të rrezikshme në krahun e saj nga një jaguarë në kopshtin tonë. Me kërkesën e familjarëve u kërkua ndihmë nga mjekët. Kafsha nuk ishte asnjëherë jashtë kafazit të saj…ju lutem të kuptoni për çka janë vendosur barrierat”, thuhet në postimin e kopshtit zoologjik në Twitter.