Lladrovci e Lekaj nënshkruajnë marrëveshje infrastrukturore për Drenas

Lladrovci e Lekaj nënshkruajnë marrëveshje infrastrukturore për Drenas

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar sot me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin marrëveshje për financimin e tri projekteve trevjeçare.

Këto marrëveshje për komunën e Drenasit, arrijnë shifrën e 1. 200.000 euro.

”Sot, me Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje për financimin e tri projekteve tre vjeçare, për komunën tonë, me vlerë 1.200,000 euro dhe presim që ditëve në vijim të nënshkruajm edhe një aneks marrëveshje për financimin e projektit për rrugën Kroni i Mbretit në drejtim të Drenasit në vlerën prej 1.300,000 euro, pa i llogaritur mjetet e ndara edhe për rrugën me katër korsi, Polluzhë-Drenas-Komoran.

Si çdo herë, pjesa e punës tonë do të jetë shembullore, për cilësi, afate dhe realizim, konform marrëveshjeve. Ne nuk do të ndalemi së punuari!”