Vivo Apex 2019 është telefon me ekran të plotë, pa asnjë buton

Vivo Apex 2019 është telefon me ekran të plotë, pa asnjë buton

Në shkurt të vitit të kaluar, kompania kineze Vivo, e ka lansuar një telefon që në pjesën e përparme është tërësisht ekran – pa hapësira të kamerës për selfie dhe vetëm një kornizë të hollë.

Tani është lansuar pasardhësi i këtij telefoni, i quajtur Vivo Apex 2019 – që shfrytëzon të njëjtin koncept, në nivel shumë më logjik.

Gjatë muajit janar, Vivo e prezantoi pjesërisht këtë telefon përmes platformave në internet, teksa tashmë e ka shfaqur në një aktivitet në Hong Kong të Kinës.

Telefoni nuk ka butona fizik, ndërsa funksionon me presion në sistemin e sensorëve. Porti i zakonshëm USB , është zëvendësuar me Megaport, një lidhës magnetik i vendosur në pjesën e pasme, që i ndihmon të mbushet bateria.

Në kohën e teknologjisë së avancuar, ky telefon nik ka kartelë SIM, pasi është zëvendësuar me eSIM. Gjithë ekrani është i ndjeshëm në prekje, ndërsa identifikimi i shenjave të gishtit, realizohet ku do që e prekë përdoruesi.

Me fjalë tjera, Vivo Apex 2019, është një telefon i avancuar i teknologjisë moderne, që sistemin e ekranit pa butona, e ngritë në një nivel shumë më të lartë.