Dogana rrit numrin e kontrolleve në tërë territorin e Kosovës

Dogana rrit numrin e kontrolleve në tërë territorin e Kosovës

Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, gjatë javës së kaluar zyrtarët doganor kanë ndërmarr një mori aktivitetesh në të gjithë territorin e Kosovës. Dogana ka rritur numrin e kontrolleve fizike ndaj automjeteve, mallrave dhe personave.

Gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi duke filluar nga kontrollimet si dhe deri tek patrullimet. Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizik po ashtu edhe të subjekteve juridike.

Këto aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25.000 Euro. Gjithashtu siç e parashohin dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej 2 copë.


MË SHUME NGA Ekonomi