Paris thotë të ndalen me shpifje ndaj Michael Jackson

Paris thotë të ndalen me shpifje ndaj Michael Jackson

Michale Jackson është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj të miturve por kur ishte gjallë gjykata vendosi pafajësia e tij.

Dokumentari “Leaving Neverland” ka rihapur një plagë të vjetër për familjen e Michale Jackson ku ka hapur sërish si temë diskutimi akuzat ndaj Michael Jackson dhe kanë ndaluar transmetimin e këngës së tij “Thriller” në disa radio.

Por vajza e tij Paris ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale për të mbrojtur emrin e tij. Ajo u ka kërkuar ndjekësve në Twitter që të ndalojnë së diskutuari këtë gjë të pavërtetë dhe mendon se njerëzit janë duke e ekzagjëruar, pasi çdo gjë që shkruhet nuk ka ndikim në jetën e saj.

Paris u ka kthyer përgjigje të gjithë komentuesve dhe ka treguar se pavarësisht ngacmimeve dhe ofendimeve po përpiqet që të reagojë me logjikë dhe të mos ndikohet nga zemërimi. Edhe në një intervistë në vitin 2017 ajo ka folur për akuzat e babait të saj dhe ka thënë: “Imagjinoni që një nga prindërit tuaj të përmendet e të shahet nga e gjithë bota,, e ju në këtë gjë do të bëni fajtor botën dhe do ta urreni atë. Sepse babi nuk ishte fajtor ai nuk bëri asgjë!