Lansohet programi “Shkollat e Shekullit 21 në Ballkan”

Lansohet programi “Shkollat e Shekullit 21 në Ballkan”

Është lansuar programi “Shkollat e Shekullit 21 në Ballkanin Perëndimor”, pjesë e të cilit është dhe Kosova.

Program ky i cili kap vlerën e 10 milionë funtave dhe do zgjasë tre vjet. Ky program do t’u ofrojë mbi një milion nxënësve të moshës 10-15 vjeç, nga Ballkani Perëndimor, shkathtësi në mendim kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se ky investim i Britanisë të Madhe tregon interesimin e Britanisë lër të investuar në Ballkan.

“Nuk është rastësi që jemi këtu me 12 mars sot festojmë krijimin e”Ëorld Ëide Bit kjo është një datë që ka krijuar kodi. Bota ku jetojmë sot është botë digjitale. Në shekullin 21 të gjithë do kemi nevojë për shkathtësitë që do na lejojnë të jetojmë në atë kohë”.

“Shkolla e shekullit 21 është një program që do përmirësojë aftësitë e nxënësve nga 10 deri 15 vjeç. Është investimi më i madh nga Britania në Ballkan me vlerë rreth 10 mijë funta. Kjo tregon që Britania do investojë për një të ardhme më të ndritshme për Ballkanin”.

O’Connell shtoi se ky investim do jetë një e ardhme e ndritshme për të rinjtë e Kosovës.

“Ky program ofron një qasje për nxënësit për të mësuar gjërat më të rëndësishme si mendimi kritik dhe zgjidhjen e problemeve. Shpresoj qe ky investim mund të jetë investimi më i suksesshëm në Kosovë dhe besoj që e ardhmja e Kosovës me të rinjtë tanë në teknologji do jetë e ndritshme”.

Ndërsa Ministri i MAShT-it, Shqyiri Bytyqi, tha se të rinjtë me programin “Shkollat e Shekullit 21” do të kenë mundësinë të përgatiten jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe vendin.

“Në Kosovë e kemi një pasuri të madhe dhe kjo pasuri është rinia jonë, por duhet t’i ndihmojmë që këta të rinj të pajisim me shkathtësi të nevojshme që të rinjtë tanë të përgatiten jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe të ardhmen e vendit të tyre”.

“Këta do ta kenë mundësinë e mendimit kritik si dhe zgjidhjen e problemeve dhe nëse ne do vazhdojmë me rrugëtim të tillë një gjë është e sigurt rinia do ta ketë të ardhmen e vendit në duart e tyre”.

Bytyqi tha se vlera financiare e këtij projekti nuk matet me vlerën e qëllimit për të rinjtë.

“Ky projekt mban një vlerë prej 10 milion funta por qëllimi i këtij programi ka edhe në vlerë shumë më të madhe. Ishte viti 2018 kur në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor u lansua ideja e këtij programi në Ballkanin Perëndimor, ne e filluam këtë projekt si projekt pilot në 10 shkolla të Kosovës bashkë me ‘British Council’. Përtej këtyre shkathtësive ky projekt të rinjve tanë u ofroi edhe shkathtësinë e Micro BIT-it”.

Ndërsa Drejtori i Edukimit për Evropën e Gjerë në British Council, Richard Everitt, tha se edhe pas 20 vjetësh të veprimit në Kosovë, vazhdojnë ta ndihmojë me programe e aktivitete për të rinjtë.

“‘British Counicil’ ka vepruar në Kosovë që 20 vite. Kjo është një mundësi e madhe për të udhëhequr me shkathtësitë e të rinjve. Ky program do zgjasë 3 vjet këto janë shkathtësi për të ardhmen për vajzat dhe djem e rinj në Kosovë”.

“Jam i lumtur që kaluam pak kohë me shkollat e Prishtinës sot këtu në mëngjes. Ky program do ofrojë burime të cilat përmirësojnë aftësitë e drejtuesve të shkollave, mësimdhënësve dhe politik-bërësve, duke transformuar mësimin klasor në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“E madje kjo synon të arrihet me ndihmën e trajnimeve dhe përkrahjes për udhëheqësit e shkollave, trajnimit dhe përkrahjes për mësimdhënësit ku afro 30 mijë mësimdhënës nga shkollat fillore do të marrin pjesë në programin. Integrimi i shkathtësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve në procesin e mësimdhënësve dhe mësimdhënies”.