Shënohet ngritje e kostos së ndërtimit në Kosovë

Shënohet ngritje e kostos së ndërtimit në Kosovë

Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë shënoi ngritje 0.2% në tremujorin e katërt 2018, krahasuar me tremujorin e tretë 2018.

Sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e katërt të vitit 2018, ngritje më të mëdha kishin kostot e tjera prej 1.1%,  energjia prej 0.4%  dhe materialet prej 0.2%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak TM4 2017, indeksi i kostos së ndërtimit pati ngritje për 1.5%.

Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti me 14.3%, kostot e tjera 2.2% dhe materialet me 1.4%.


MË SHUME NGA Ekonomi