“Caritas Kosova” ndihmon shëndetësinë e Rahovecit

“Caritas Kosova” ndihmon shëndetësinë e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, kanë nënshkruar kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, me vlerë prej 194 mijë e 398 euro.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Latifi, ka thënë se sot u  nënshkrua një kontratë të rëndësishme me “Caritas Kosovën”, përmes së cilës do të punësohen 96 punëtorë shëndetësor dhe më këtë synohet të rritet edhe më tutje shërbimet shëndetësore në nivel komunës.

Ndërsa, Don Viktor Sopi, drejtor Gjeneral i “Caritas Kosova”, ka shtuar se ky projekt do të ndihmojë edhe punësimin e të papunëve edhe personat që janë pa përkujdesje dhe të palëvizshëm.