Apple lajmëron organizimin e një ngjarje, më 25 mars

Apple lajmëron organizimin e një ngjarje, më 25 mars

Siç raportohej së fundmi, Apple do të organizoj një ngjarje më 25 mars, sipas ftesave të dërguara sot në shtyp. Me titull, “Është koha e shfaqjes”, duket e mundshme që firma do të fokusohet në shërbimin e ardhshëm të tyre.

Ftesa gjithashtu përfshin animacionin e mëposhtëm:

Është e mundshme që Apple do të shfaqë shërbimin e ardhshëm të abonimit të lajmeve, i cili është referuar gjerësisht si “Netflix për lajme”. Por, edhepse Apple ka treguar një fokus të theksuar në shërbimet e saj, duket e pamundur që do të ketë një ngjarje pa pajisje të reja.

Këto pajisje të reja mund të jenë tabletët iPad, pasi Apple lansoi të fundit më 27 mars të vitit të kaluar. Sipas thashethemeve, kompania ka një model të ri të plotë dhe një iPad Mini të ri në magazinë.

Gjithashtu flitet për një iPod Touch të ri. Apple ende shet iPad Mini 4 dhe brezin e gjashtë iPod Touch, kështu që ato nuk janë produkte të vdekura, por kanë një procesor A8, i njëjti që është përdorur në iPhone 6 katër vjet më parë.