Rihanna dhe Pete Davidson me kapele të njëjtë

Rihanna dhe Pete Davidson me kapele të njëjtë

Kush do të mendonte se Rihanna dhe Pete Davidson kanë shije të njëjtë për kapelet e bejsbollit?

Komediani 25 vjeçar është parë me kapelen sportive të markës së njohur Balenciaga, që kushton hiç më pak se 450 dollarë, kur bashkë me të dashurën e tij Kate Beckinsale ka shkuar në një lojë hokeji – ku edhe e zyrtarizuan lidhjen e tyre të dashurisë me një puthje të zjarrtë.

Davidson këtë kapele të zezë ku shkruan me shkronja të bardha emri i markës e kishte kombinuar me një bluzë ngjyrë rozë, xhemper të kaltër dhe xhinset Amiri MX1 që kushtojnë 1050 dollarë.

Në ndërkohë që 31 vjeçarja Rihanna nuk e kishte vënë këtë kapele sportive për ta zyrtarizuar një lidhje të re të dashurisë, por  e vendosi në një ditë tjetër të rëndësishme – Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Dita Ndërkombëtarë e Gruas – duartroktije për secilin shpirt të bukur që quhet grua në këtë botë të burrave”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.