Diskutohet ndryshimi i Ligjit për sëmundjet ngjitëse

Diskutohet ndryshimi i Ligjit për sëmundjet ngjitëse

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u mbajt sot një takim për të diskutuar për nevojën e ndryshimit të Ligjit për sëmundje ngjitëse në Kosovë.

Aty morën pjesë përfaqësues të institucioneve shëndetësore, Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve,ku u bë prezantimi i aspekteve kryesore që e arsyetojnë nevojën për ndryshimin e këtij ligji, si dhe zbrazëtirat dhe vështirësitë që i ka pasur në zbatim ligji aktual, njofton Klan Kosova.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Sekretariatit Koordinues të Qeverisë së Kosovës, të cilët janë duke i dhënë asistencë profesionale Grupit punues për hartimin e këtij koncepti dokumenti.

“Në proces të hartimit të këtij koncept dokumenti, Grupi punues do ta zhvillojë edhe më tej dokumentin, duke mbajtur në vijim edhe konsultime publike me palët e interesuara dhe palët të cilat ndikohen nga një dokument i tillë”, thuhet në komunikatë.