Partneri i Ferrarit zbulon krijimin më të ri

Partneri i Ferrarit zbulon krijimin më të ri

Përpara se të bashkonin forcat, dy kompanitë kanë qenë praktikisht rivale në disa fusha të biznesit të tyre.

Çdo prodhues i respektuar automjetesh ka departamentin e tij të dizajnit. Por, kur duhet ndihmë shtesë, orientim, apo edhe thjesht frymëzim, atëherë hyjnë në lojë emra si “Pininfarina”.

Me një eksperiencë thuajse 90-vjeçare, firma konsultuese italiane e dizajnit njihet më së shumti për bashkëpunimin e saj me Ferrarin, për të cilin ka krijuar mbi 60 makina sportive ikonë.

Por sot, “Pininfarina” po bën diçka ndryshe; po krijon një makinë që mban emrin e vet asaj. Krijimi i saj i ri, “Battista” iu shpalos botës në “Geneva Motor Show”. Supermakina ka tipare që nuk ngatërrohen lehtë dhe bashkëpunimi me Ferrarin e bën atë edhe më të rëndësishme. Ekspertiza e tij ka qenë e paçmuar për motorin e shasinë, ndërsa për pjesën e pamjes, aty “Pininfarina” ka shkrirë talentin e saj, transmeton “Tch”.

Përpara se të bashkonin forcat, dy kompanitë kanë qenë praktikisht rivale në disa fusha të biznesit të tyre. Takimi i parë mes Battista “Pinin” Farina dhe Enzo Ferrarit ndodhi në tokë neutrale, në një restorant të “Tortona”-s së gjendur dikur mes zonave që i shërbejnë si bazë për aktivitetin: Torinos dhe Modenës.

Marrëdheveshja fillestare u arrit në vitin 1951 dhe, që prej atëherë, “Pininfarina” zor se e ka zhgenjyër Ferrarin kur vjen fjala te stili e hijeshia e prodhimeve të tij.