Kuvend, betohen 7 deputetë e rinj

Kuvend, betohen 7 deputetë e rinj

Janë betuar në Kuvend 7 deputetët e rinj duke marrë edhe formalisht mandatin.

Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës,/TCH