Debat publik për propozim-ligjin për menaxhim të nivelit të lartë

Debat publik për propozim-ligjin për menaxhim të nivelit të lartë

Ministra e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, sot organizon debat publik për Propozim-tekstin e ligjit për menaxhim të nivelit të lartë.

Qëllimi është që të dëgjohen vërejtjet dhe propozimet e të gjitha palëve të prekura me qëllim që të përmirësohet teksti i ligjit i cili tashmë është publikuar në ENER.

Në debatin publik është paralajmëruar fjalimi i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sekretarit shtetëror në MSHIA Jahi Jahija dhe drejtoreshës ekzekutive të Qendrës për Menaxhim me Ndryshimet Neda Malevska-Saçmarovska.