Peshkatarët turq në Mersin kapën një peshkaqen 4-metërsh

Peshkatarët turq në Mersin kapën një peshkaqen 4-metërsh

Peshkaqeni me peshë prej 350 kilogramëve u ngatërrua në rrjetin e varkës së peshkimit Seyhan-3 ndërsa peshkatarët me shumë mund e nxorën nga rrjeta në kuvertë.

Peshkatarët turq në bregun e qytetit mesdhetar Mersin kanë kapur një peshkaqen të gjatë 4 metra ndërsa mishin do t’ua shpërndajnë personave të sëmurë me kancer.

Peshkaqeni me peshë prej 350 kilogramëve u ngatërrua në rrjetin e varkës së peshkimit Seyhan-3 ndërsa peshkatarët me shumë mund e nxorën nga rrjeta në kuvertë.

Peshkaqeni aktualisht është ekspozuar në Tregun e Peshkut të qytetit në Mersin dhe shpejt u bërë atraksion kryesor.

Adrian Polat, nënkryetar i Shoqatës së Peshkatarëve në Mersin, tha se më parë ishte e zakonshme që peshkaqenët në rajonet bregdetare të shfaqen vetëm në prill dhe maj, por se kjo është për shkak të ngrohjes së detit, që është dukuri gjithnjë më e shpeshtë në fillim të muajit mars.

Ai tha se mishi i peshkut të bardhë është një produkt shumë i kërkuar në komplekset turistike luksoze të Mesdheut.

"Ky është peshkaqeni i parë që kemi zënë këtë vit. Mishi i tij thuhet të jetë shumë i dobishëm në trajtimin e personave me kancer. Na kanë lajmëruar shumë nga këta persona dhe ne do ta shpërndajmë mishin falas", tha Polat./aa/