Lady Gaga mohon thashethemet për shtatzëni

Lady Gaga mohon thashethemet për shtatzëni

Po, Lady Gaga është duke pritur diçka, por jo një fëmijë!

Këngëtarja 32 vjeçare në rrjetet sociale ka mohuar të gjitha thashethemet për shtatzëni duke treguar se vetëm disa këngë të reja do të ‘lindin’.

“Thashetheme se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6”, ka shkruar ajo.

Fituesja e çmimit Oscar ka paralajmëruar kështu se ajo është duke punuar në albumin e saj të gjashtë “Little Monsters”.

Ky postim i Lady Gagës erdhi pas raportimit të një tabloidi më herët gjatë këtij muaji se këngëtarja mund të jetë shtatzënë me regjisorin dhe kolegun e saj nga “A Star Is Born”, Bradley Cooper.

Afërsia e tyre në performancën e këngës “Shallow” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar nxiti shumë reagime se mes tyre mund të kishte diçka.

Ndarja e Gagës nga i fejuari i saj Christian Carino vetëm nxiti edhe më shumë dyshime se mund të kishte diçka më shumë mes Gagës dhe Cooper.

Megjithatë, duket se këngëtarja e cila ka mohuar të gjitha thashethemet s është shtatzënë për momentin është e zënë me karrierën e saj duke publikuar një album të ri, pas “Joanne” që u publikua në vitin 2016.