Vushtrri: Vodhi në xhami, arrestohet

Vushtrri: Vodhi në xhami, arrestohet

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi ka kryer vjedhje në një xhami.

Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar përmes kamerave.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që është identifikuar përmes kamerave se ka kryer vjedhje në xhaminë e fshatit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.