Me reforma deri tek hapja e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë

Me reforma deri tek hapja e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu. Gjatë takimit u riafirmuar mbështetje e Rumanisë për rrugën eurointegruese të Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga MPJ e Rumanisë, Melescanu dhe Xhaferi kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe kanë përshëndetur përparimin e dialogut në mes të dyja vendeve, duke përfshirë edhe atë në nivel kuvendar.

“Melescanu e ka riafirmuar mbështetjen e Rumanisë për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ka shprehur mbështetje për zbatimin e reformave të cila do të sjellin hapjen e bisedimeve për anëtarësim gjatë kohës së presidencës së rumune me Këshillin Evropian”, përcjell agjencia e lajmeve “Agepres”.

Ministri Melescanu gjatë takimit përgëzoi Kuvendin e Shkupit për vullnetin politik të treguat gjatë miratimit të amendamenteve kushtetuese dhe progresin e arritur gjatë vitit të kaluar e cila sjelli nënshkrimin protokollit për anëtarësim në NATO.


MË SHUME NGA Rajoni