VIDEO - Sot fillon repelimi i kafshëve në Malishevë

VIDEO - Sot fillon repelimi i kafshëve në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar repelimi i kafshëve, si masë parandaluese, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Për të treguar më shumë rreth repelimit të kafshëve në emisionin “Studio e Hapur” në RTK3 ishte i ftuar Kurtesh Sherifi - profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

“Repelimi është një masë për të krijuar një formë të kontrollit kundër parazitëve, në ketë rast është fjala për rriqërat, të cilët sidomos në komunën e Malishevës ka disa vite që shkaktojnë probleme të mëdha dhe të lidhura me shëndetin publik janë bartës të sëmundjeve infektive në këtë komunë por edhe në komuna tjera, transmetojnë virusin e etheve hemorragjike dhe me anë të repelimit është largimi i tyre nga kafsha apo eliminimi, mbytja e tyre për të mos u shumëzuar ose për t'u reduktuar popullacioni i tyre në një ambient të caktuar “, ka thënë Sherifi në RTK3.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: