“Lufta” me miell, tradita që mbyll karnavalet në Greqi

“Lufta” me miell, tradita që mbyll karnavalet në Greqi

Rrugët e qytezës së vogël greke të Galaxidit u zhdukën nën retë e miellit shumëngjyrësh, në traditën e përvitshme të quajtur “lufta e miellit”.

Me syze, veshje rezistente e maska fytyre, qindra banorë e turistë mbushën qindra çanta plastike më miell pjekje, dhe vraponin nëpër rrugë duke sulmuar njëri tjetrin me “bomba” mielli.

 

Bashkia e qytezës që gjendet rreth 200 km larg Athinës, shpërndau më shumë se 2 ton e gjysmë miell të ngjyrosur.

Më të guximshmit u bënë pjesë e aktivitetit që shënon mbylljen e sezonit të karnavaleve. Të tjerët shijonin spektaklin nga larg.

Mendohet se tradita e ka zanafillën ne vitin 1801, kur Greqi ishte nën sundimin Otoman. Për të sfiduar pushtuesit që I kishin ndaluar karnavalet, banorët i lyenin fytyrat me hi dhe kërcenin nëpër rrugë.