OBSH paralajmëron pandemi: Gripi më i rrezikshëm se terrorizmi

OBSH paralajmëron pandemi: Gripi më i rrezikshëm se terrorizmi

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të bëjnë më shumë për kontrollet gripale pasi një tjetër pandemi është “e pashmangshme”.

OBSH ka nisur një strategji globale me shpresën që të zvogëlojë pasojat që sjell gripi dhe të ulë numrin e vdekjeve.

Krahas një sërë masash, thuhet se vaksinimi më i madh apo i shpeshtë i gripit është jetike për shkak se kostoja e trajtimit të tij është shumë më e madhe.

OBSH e përshkroi gripin si një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik dhe ekspertët kanë thënë se është një kërcënim më i madh se terrorizmi apo sulmet kibernetike.

“Pyetja nuk është nëse do të kemi një tjetër pandemi, por kur do ta kemi”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pandemitë e gripit kanë vrarë miliarda njerëz në historinë botërore.