Policia ndalon një të mitur për përdorim të marihuanës në shkollë

Policia ndalon një të mitur për përdorim të marihuanës në shkollë

Njësitet patrulluese në Gjilan kanë ndalur të dyshuarin M.K, i mitur në kompleksin e shkollave të mesme.

Gjatë kontrollit i njëjti dyshohet të ketë hedh në tok një qese me substancë narkotike.

I njëjti ndalohet nga policia, ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit të tij.

Gjatë testit fushor substanca e dyshuar rezulton të jetë e llojit marihuanë, me peshë 1.7 gram.

Rasti procedohet në PTH në procedurë të rregullt.