Mësuesi në Kamenicë rrah drejtorin e shkollës

Mësuesi në Kamenicë rrah drejtorin e shkollës

Policia rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur se dje, një mësues ka rrahur drejtorin e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës.

Sipas policisë, dyshja kishte një mosmarrëveshje në korridor, e më pas në lokalin e punëtorëve teknik, që përfundoi me përleshje fizike.

“Me 12 mars 2019, rreth orës  11:23, ankuesi drejtor i shkollës fillore “Rexhep Mala” , në fshatin  Topanicë , komuna Kamenicë raporton, policisë së Kosovës në Kamenicë se pas një mosmarrëveshje qe kishte në korridorin e shkollës , e me pas në lokalet  e punëtorëve teknik është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle,  me ç ‘rast ai  ka pësuar lëndim të lehtë trupor sipas raportit mjekësor. Rasti procedohet në PTH”, ka njoftuar policia.