Cakaj: Mirënjohje Merkel për mbështjejen ndaj Shqipërisë

Cakaj: Mirënjohje Merkel për mbështjejen ndaj Shqipërisë

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Berlin është takuar me Këshilltarin e Kancelarisë Federale për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Jan Hecker.

Cakaj i shprehu Hecker mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania dhe kancelarja Merkel i kanë dhënë Shqipërisë në rrugëtimin për në Bashkimin Evropian, transmeton oranews.

“Bashkëpunimi me Gjermaninë është i pazëvendësueshëm. Një vendim pozitiv në qershor është një garanci shtesë për konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ministri.