Policët me mbipeshë dërgohen në kamp për ‘rregullimin e barkut’

Policët me mbipeshë dërgohen në kamp për ‘rregullimin e barkut’

Policët me bark të dhjamosur në Kinë, do të detyrohen të punojnë në një kamp të veçantë për ‘rregullimin e barkut’.

Policët me mbipeshë në mbarë vendin do të dërgohen në Qendrën e Trajnimit të Policisë Qendrore në qytetin qendror të Pak Chong, për dy javë, me dietë intensive dhe stërvitje si pjesë e një programi për të humbur peshë.

“Ka shumë probleme në qoftë se je një polic i shëndoshë. Ju punoni ngadalshëm dhe lëvizni ngadalshëm ndërsa shkoni në detyrë. Kjo është e papranueshme nëse je një oficer i ngarkuar me arrestimin e kriminelëve, pasi që duhet të jeni të shkathët dhe të shkoni shpejt “, tha Sornpetch Chantarak, një zbatues dietik në programin e ri.

Rreth 200 policë morën pjesë në një pilot dyjavësh të programit “Shkatërrimi i Barkut” i cili përfundoi më parë këtë muaj. Sornpetch tha se disa policë që peshonin 80 kilogramë zbritën në 60, ndërsa kishte shifra pozitive edhe tek të tjerët.