Alex Rodriguez kërkoi shtatë muaj për unazën e fejesës

Alex Rodriguez kërkoi shtatë muaj për unazën e fejesës

Alex Rodriguez ishte shumë i durueshëm derisa po kërkonte për unazën perfekte për t’i propozuar të dashurës së tij, Jennifer Lopez.

Një mik i afërt me Rodriguez ka thënë se ish-ylli i bejsbollit ka kërkuar për më shumë se gjysmë viti derisa e ka gjetur unazën e mrekullueshme 16 karatëshe.

“Alex ka kërkuar vazhdimisht shtatë muajt e fundit për unazën ideale, ai e dinte që një kohë shumë të gjatë që ai donte t’i propozonte Jenniferit. Ai donte që një gjë të tillë ta bënte në momentin e duhur dhe në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ai e ka menduar që një kohë shumë të gjatë një moment të tillë. Alex e dinte se Jennifer ishte e duhura prandaj për një kohë të gjatë, ai ka planifikuar çdo gjë”, ka thënë ky burim për Page Six.

Megjithatë, pavarësisht se të gjithë e dinin se propozimi do të vinte pashmangshëm, A-Rod e ka mbajtur një lajm të tillë shumë privat.

“Kur erdhi koha për këtë moment, ai nuk i ka treguar askujt, as miqve e as familjarëve të tijë – madje as Bennyt – [Medina, menaxherja shumëvjeçare e J.Loç. Ai donte që ky moment të ishte vetëm për ata të dy”.

Rodriguez e bëri propozimin e tij, me një unazë me gur gjigant smeraldi, gjatë vikendit në pushimin romantik të tyre në Bahamas.

Vlera e unazës së fejesës të cilën A-Rod duket se e kërkoi gjatë vlerësohet të jetë 1.8 milionë dollarë.

 

Pasi Lopez dhe Rodriguez njoftuan për fejesën e tyre në Instagram, ky i fundit ka shëprndarë një video në Instagram Story duke treguar se unaza gjigante me diamantë nuk ishte surpriza e vetme që ia kishte për të fejuarën e tij të re.

Në këtë video shihet shtrati i dhomës së hotelit që është i mbushur me petalet e luleve që formojnë fjalën “Të dua” bashkë me disa trëndafila të kuq që shihen në fund të shtratit.

Derisa ylli i bejsbollit po xhironte dhomën e fjetjes, shihet edhe Jennifer Lopez që futet në dhomë me një veshje të bardhë.

On March 10, 2019, Alex Rodriguez shares a video clip of the bedroom he decorated with roses and petals after proposing to Jennifer Lopez.

Çifti ka postuar fotografitë e propozimit të fejesës në llogaritë e tyre në Instagram – një propozim romantik në Bahamas, në vendin ku ata kishin bërë pushimet e tyre të para.